Moduli 6
Shenja Rajonale e Markës Besimit në e-tregti
Për të marrë Shenjën, çdo e-shitës duhet të plotësojë një onlajn pyetësor të shkurtër në të cilin ata përgjigjen nëse i plotësojnë kërkesat themelore ligjore për të vepruar në e-tregti. Pas dorëzimit të përgjigjeve nga pyetësori, realizohet procedura e verifikimit nga një prej shoqatave të e-tregtisë në CEFTA, duke i ndjekur rregullat e parashikuara në Kodin e Sjelljes.
Nëse e-shitësi është person i regjistruar juridik dhe i plotëson kërkesat bazë ligjore, e-shitësi do të jetë në gjendje të marrë Shenjën Rajonale të Markës Besimit për e-tregti dhe atij do t’i dërgohet Shenja për ta vendosur në vitrinën e e-dyqanit tij në ueb faqe. Në të kundërtën, e-shitësit i dërgohen udhëzimet korrigjuese, që nëse plotësohen brenda një muaji, e-shitësi do të mund të marrë Shenjën. E-Tregtari ka të drejtë ta promovojë Shenjën Rajonale të Markës Besimit për e-tregti për konsumatorët e tij, për të rritur besimin në markën e tij.
Një nga shoqatat e e-tregtisë në CEFTA (që zakonisht është nga tregu përkatës njësoj si e-shitësi) realizon kontroll formal në ueb faqen, gjegjësisht nëse e-shitësi i posedon kushtet e nevojshme bazë ligjore për kryerjen e aktivitetit, pa e vlerësuar cilësinë, përkatësisht nëse përmbajtja e saj është adekuate dhe i plotëson të gjitha normat e përcaktuara.
Nëse në ueb faqen e një ueb dyqani që ju e vizitoni ka Shenjë Rajonal të Markës së Besimit, kjo do të thotë se ueb faqja e e-tregtisë ka marrë mbi vete përkushtimin për të punuar në përputhje me Kodin e Sjelljes, duke i garantuar standardet etike në tregun digjital.
Ueb faqja për të aplikuar për marrjen e Shenjës Rajonale të Markës Besimit do të shtohet më pas.