Moduli 6

Shenja Rajonale e Markës Besimit në e-tregti

Kjo është një faqe informuese në lidhje me Shenjën e parë Rajonale për e-Tregti të Markës Besimit për tregjet e CEFTA-s. Procesi për marrjen e Shenjës Rajonale të Markës Besimit për e-tregti është në zhvillim e sipër dhe do të publikohet së shpejti.

Me Shenjën Rajonal të Markës Besimit, Shoqatat e e-tregtisë që vijnë nga tregjet e CEFTA-s do të stimulojnë shitjet ndërkombëtare përmes mbrojtjes më të mirë të konsumatorëve dhe shitësve me pakicë. Si rezultat, konsumatorët ndërkombëtarë do të jenë më të sigurt për të blerë jashtë kufijve të tyre kombëtarë.
Shenja Rajonale e Markës Besimit do të tregojë se onlajn dyqani kontrollohet nga ndonjë prej shoqatave kombëtare të e-tregtisë, në këtë rast, edhe se është në përputhje me ligjet dhe rregulloret e nevojshme për udhëheqjen e një biznesi të e-tregtisë. Si rezultat, Shenja Rajonale e Markës Besimit do të mbrojë si onlajn dyqanin ashtu edhe konsumatorët nga tregjet e CEFTA-s.

Kushti një dyqan elektronik të jetë në gjendje të aplikojë për Shenjën Rajonal të Markës së Besimit është të marrë Shenjën lokal nga Shoqata Kombëtare e tregut përkatës. Për momentin, ekziston Shenjë Kombëtare e Markës Besimit aktive në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë për të cilën mund të aplikojnë e-shitësit e interesuar. Në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi Shenjat lokale të Markës Besimit për e-tregti janë gjithashtu në zhvillim e sipër dhe do të lansohen së shpejti.

Maqedonia
Serbisë
BIH
BIH
Shqipëria

Lidhjet e internetit me shoqatat kombëtare të tregtisë elektronike me Shenjë Kombëtar aktive të Markës Besimit për e-tregti mund të shihen këtu: