Moduli 5

Dorëzimi

Dërgesat efikase janë jetike për rritjen dhe suksesin e bizneseve të e-commerce. Por jo çdo kompani ka kapacitetin të ketë një shërbim të brendshëm të dërgesave, dhe për këtë arsye ato shpesh mbështeten në shërbimet e operatorëve postar për dërgesa të shpejta dhe efikase.

Për këtë qëllim, moduli #5: “Dërgesat” është krijuar për të paraqitur një përmbledhje të plotë të të gjitha kompanive postare në Kosovë, duke përfshirë informacionin e tyre bazë, çmimet, opsionet e dërgimit, kushtet dhe mundësitë. Kjo jo vetëm që do të nxisë konkurrencën e shëndetshme midis operatorëve lokalë postar, por edhe do të përmirësojë transparencën për klientët fundorë.

Përveç kësaj, Moduli #5: “Dërgesat” ka shtuar informacion të detajuar mbi procedurat shpesh të paqarta dhe komplekse të importit dhe eksportit që vijnë me blerjet online, si dhe disa informacione të dobishme të lidhura me shërbimin universal, detyrimet e dërguesve dhe ankesat për dërgesat. Kjo do t’u mundësojë të gjithë të interesuarve të jenë të informuar para se të marrin vendime dhe të shmangin pengesat dhe paqartësitë e mundshme.