Moduli 3

Histori suksesi në tregtinë elektronike

Moduli 3 përmban pesë histori të suksesshme të ekosistemit dixhital në Kosovë. Këto janë kompani të sektorëve të ndryshëm dhe përmbajnë histori frymëzuese nga tregu ynë. Në tri intervista të shkruara dhe një video, do të keni mundësinë të dëgjoni histori nga kompanitë e mëposhtme: Gjirafa, Aztech, Elnor dhe Appdec, të cilët folën për fillimet e tyre, momentet e rëndësishme, idetë, suksesin dhe këshillat për tregtarët e ardhshëm elektronik. Ne kemi përzgjedhur kompani që besojmë se duhet të jenë shembull dhe frymëzim për tregtarët e ardhshëm online të ekosistemit tonë dixhital.