Platforma ecommerce4all.eu është një qendër burimesh dhe informacioni mbi aspektet kryesore të tregtisë elektronike për të gjitha tregjet e CEFTA-s (Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova*, Mali i Zi dhe Moldavia). Platforma e internetit përbëhet nga të dhëna dhe burime përkatëse të tregtisë elektronike, duke përfshirë të dhënat bazë të tregtisë elektronike, grafikët ndërveprues dhe të dhënat mbi zhvillimin e tregut të tregtisë elektronike në CEFTA, si dhe të dhëna për aspektet kryesore të të bërit biznes në tregtinë elektronike.
Të dhënat mbi aspektet kryesore të të bërit biznes në tregtinë elektronike do të strukturohen në katër module: legjislacioni për tregtinë elektronike, pagesa, shpërndarja dhe tregimet e suksesit të tregtisë elektronike në të gjitha tregjet e CEFTA-s. Secili prej këtyre moduleve do të përmbajë informacione përkatëse të tregut të CEFTA-s, udhëzime, manuale, dokumente të lidhura me temën dhe video prezantime. Përveç katër moduleve, është zhvilluar një modul i pestë shtesë që synon të paraqesë gjendjen e tregtisë elektronike përmes statistikave dhe të dhënave për zhvillimin e tregut të tregtisë elektronike (grafikë interaktive e gjendjes së tregtisë elektronike në secilin treg dhe krahasimet p.sh. klientëve, kartat e pagesave, aftësitë digjitale, indeksi i gatishmërisë për tregtinë elektronike UNCTAD B2C dhe të dhëna të tjera përkatëse të Eurostat-it). Të gjitha të dhënat do të paraqiten si në gjuhën lokale të secilit prej tregjeve të CEFTA-s ashtu edhe në gjuhën angleze.
Platforma e internetit mund t’u shërbejë të gjitha kompanive në nivel lokal për të bërë biznes e-commerce në tregun e tyre, por më e rëndësishmja, mund t’u shërbejë planeve të tyre për t’u përhapur në tregjet e tjera të CEFTA-s.
Zhvillimi i ueb platformës ecommerce4all.eu si pjesë e projektit “Platforma rajonale e-commerce për të gjithë” vjen pas lansimit të suksesshëm të ueb platformës Ecommerce4All.mk për tregun maqedonas në vitin 2020.
Duke filluar nga nëntori 2021, Shoqata Maqedonase për E-Commerce së bashku me partnerët e projektit po zhvillon dhe zgjeron platformën në nivel rajonal, duke e bërë atë të disponueshme për të gjitha tregjet e CEFTA-s, me mbështetjen e Fondit Rajonal të Tregtisë së Jashtme – Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) .
Projekti “Platforma Rajonale E-commerce për të gjithë” do të zbatohet në tri faza, ku në secilën fazë do të zhvillohen module të ndryshme të platformës ueb. Zhvillimi i moduleve është përshtatur për secilin nga 7 tregjet e CEFTA-s në varësi të burimeve dhe mundësive për realizimin e secilit modul. Modulet do të zhvillohen dhe lansohen në bashkëpunim me partnerët lokalë nga të gjitha tregjet e CEFTA-s.
Përmes zbatimit të kësaj platforme rajonale, e-shitësit nga rajoni, të cilët planifikojnë të zgjerojnë bizneset e tyre të tregtisë elektronike përtej tregjeve të tyre në vitet në vijim, kanë në dispozicion një pikë të unifikuar nga e cila do të mund të ofrojnë të gjitha informatat e nevojshme përkatëse në lidhje me tregtinë elektronike për të gjitha tregjet në rajon.