Çfarë bën kompania juaj dhe si nisi ideja për ketë biznes?
Ideja për të nisur një biznes e-commerce nisi së pari nga dëshira për të sjellë shërbime dhe produkte të një cilësie të lartë në Kosovë dhe së dyti nga nevoja që kishte ky treg sipas nesh për t’u përmirësuar. Sipas nesh, tregu i e-commerce në Kosovë kishte boshllëqe dhe disa shërbime duheshin përmirësuar dhe e pamë të arsyeshme që mund të ofronim dicka më të mirë. Ideja e këtij biznesi është t’u ofrojë klientëve në Kosovë produkte, shërbime dhe produkte të cilësisë së mirë nga marka të njohura. Aktualisht ne shesim pajisje elektronike që nga elektroshtëpiaket, pajisjet për amvisa, kujdes personal, audio-vizuale, telefona, etj.
Cilat ishin sfidat më të mëdha dhe si i keni zgjidhur/kapërcyer ato?
Sfida kryesore ishte t’i përgjigjeshim pyetjes se si mund t’i ofronim klientëve dicka ndryshe pasi konkurrenca ishte e madhe. Për të tejkaluar këtë sfidë fillimisht mendoj se na ka shërbyer mentaliteti i skuadrës. Ne nuk kemi parë kurrë asgjë si pengesë por si mundësi. Sic thamë edhe me lartë ne kishim studiuar se cfarë mund të bëhej më mirë dhe duke zgjidhur këtë sollëm dicka ndryshe. Gjërat madje shkuan edhe më mirë nga sa e prisnim pasi ëebfaqja u pëlqye shumë shpejtë nga përdoruesit dhe u vizitua mënjëherë nga një numër i madh njerëzish.
Çfarë strategjie përdorni për t’u njohur në treg si një histori suksesi në e-commerce? Cili është fokusi juaj kryesor?
Që prej ditës së pari që kemi nisur fokusi kryesor kanë qenë blerësit dhe në përvojën e blerjes në ëebfaqen tonë. Pra qe blerësi të gjente produktin që dëshironte, me cilësinë më të mirë por edhe që i gjithë procesi i blerjes të ishte sa më komod në mënyrë që ai të rikthehej tek ne nuk t’i nevojitej dicka tjetër. Kjo është vetëm një pjesë e strategjisë pasi ne gjithashtu përqendrohemi shumë që të kemi një strategji marketing sa më efikase, dizajne sa më tërheqëse dhe mundohemi të ndjekim trendet më të fundit si në produkte dhe në marketing.
Cili ka qenë impakti juaj në tregun e e-commerce? Për çfarë jeni më krenarë?
Ne tani festuam 2 vjetorin e hapjes së dyqanit tonë të e-commerce dhe kemi bërë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si operohet në tregun tonë, duke ofruar shpërndarje të shpejtë, produkte cilësore dhe shërbim të mirë pas shitjes.
A mund të na flisni për ekipin që qëndron pas kësaj historie suksesi? Cilat janë vlerat e tyre dhe cfarë i mban të motivuar?
Në ekipin tonë janë 6 persona që ndajnë pozicione mes tyre nga menaxhimi i faqes së internetit, krijimi i strategjive të marketingut për të përmirësuar shitjet, dizajni, strategjitë e mediave sociale etj.
Ne kemi njerëz shumë të kualifikuar në ekipin tonë, mendjehapur, punëtorë, dhe që punojnë çdo ditë që dyqani ynë e-commerce të përfaqësohet në tregun e Kosovës në mënyrën më të mirë.
Mund të themi se kemi këtu atë që e konsiderojmë si një ekip me motivim mjaft të lartë. Motivohemi më së shumti nga suksesi ynë i përditshëm dhe ideja se ajo që po bëjmë po ndryshon mënyrën se si funksionojnë dyqanet e e-commerce në Kosovë.