Checklist: Si të filloni shitjen elektronike në Kosovë?

Çfarë kërkohet për të hapur një llogari e-commerce për një tregtar?

Në mënyrë që banka si ofrues i platformës së e-commerce të lejojë klientin e saj të angazhohet në e-commerce, kërkon plotësimin e një sërë kushtesh, përfshirë edhe paraqitjen e një plani biznesi. Banka kontrollon dhe vlerëson tregtarin elektronik në mënyrë që të parandalojë menjëherë klientët e rremë dhe joserioz që të hapin një dyqan në internet.

Banka nuk hap një llogari të veçantë për tregtarin e e-commerce për të kryer tregtinë elektronike, por nëse ai tashmë ka qenë klient i asaj banke, ai lejohet ta përdorë atë për hyrjet e bëra nëpërmjet pagesave online dhe nëse nuk ka qenë klient i asaj banke, pastaj i hap një llogari të vetme transaksioni.

Banka dhe tregtari online lidhin një marrëveshje, në të cilën të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella rregullohen më saktë. Procedura e përgjithshme për kontrollin dhe lidhjen e kontratave është në një mënyrë e imponuar nga organizatat ndërkombëtare të kartave, të cilat në këtë mënyrë trajtojnë situatat e mosmarrëveshjeve të mundshme të mëvonshme të transaksionit.

Mund të bëhet ne ue bfaqen e shitësit, por ueb faqja duhet jetë punuar ne platforma “open source” si WordPress, Magenta dhe të ngjashme

E-commerce platforme e personalizuar per shitësin, që është varianti më cilësore por ka costo më të lartë

Shfrytezimi i platformave të gatshme, në të cilat nuk ju duhen njohuri teknike, të krijoni dyqanin tuaj të për shitje online që pranon pagesa nga kartat e kreditit dhe debitit. Por në platforma të tilla (për shembull Shopify) ka një tarifë mujore të mirëmbajtjes dhe përdorimit.

Tregjet online janë platforma të zakonshme e-commerce të bazuar në ueb, ku shitës të shumtë të pavarur shesin produktet e tyre.

Ekzistojnë disa lloje tregut online, ku më të zakonshmet janë tregu i përgjithshëm dhe tregu i ankandit. Tregu i përgjithshëm më i njohur është Amazon dhe tregu më i famshëm i ankandeve është eBay. Ndërsa shitësit me pakicë të Amazon shesin gjithçka, nga gjilpërat tek lokomotivat, eBay ka më shumë gjasa të tërheqë shitës të cilët, përveç mallrave të konsumit, ofrojnë edhe mallra të rralla dhe antike për koleksionistët.

Shembuj të tjerë të tregjeve online të njohura ndërkombëtare janë:, Etsy, Aliexpress, etj.

Dropshipping është një formë e shitjes me pakicë në të cilën tregtari elektronik nuk ka produkte në magazinë, d.m.th. porosi nga një furnitori/prodhuesi që ia dërgon direkt klientit – vetëm pasi klienti të ketë përfunduar porosinë. Kjo i lejon çdo dropshipper të hapë dyqanin e vet në internet pa kapital të konsiderueshëm fillestar.

Disavantazhet më të mëdha të këtij lloji të tregtisë online janë marzhet shumë të ulëta të shitjeve dhe tregu konkurrues, me pak (ose aspak) kontroll mbi cilësinë e mallrave të dorëzuara.

Një reklamues online është një faqe interneti në të cilën përdoruesit privatë dhe të biznesit kanë mundësinë të vendosin reklama për shitjen e një produkti, për të cilin zakonisht tarifojnë

Shitja direkte pa verifikim dhe kontroll është një virtyt dhe pengesë më e madhe e kësaj platforme, sepse nuk ka mundësi të kontrollohet shitësi apo blerësi i produkteve.

Rrjetet sociale, veçanërisht Facebook dhe Instagram, ofrojnë mundësinë e shitjes së produkteve përmes Facebook Store ose Instashop. Bëhet fjalë për mundësinë e lidhjes së një dyqani në internet dhe rrjeteve sociale, e cila është një strategji e mirë për shitje në më shumë kanale.

Edhe pse teknikisht është e mundur shitja e një produkti ekskluzivisht përmes rrjeteve sociale, ai nuk rekomandohet fare për bizneset, pasi nuk i plotëson kushtet themelore ligjore për shitje online në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

A e dinit?

77% e blerësve online në Kosovë po blejnë rroba. (Eurostat)

Zbulo më shumë

Abonimi në buletin

Merrni njoftime kur moduli tjetër të jetë i disponueshëm

.

Legal disclaimer: This geographical map is for informational purposes only and does not constitute recognition of international boundaries or regions; GIZ makes no claims concerning the validity, accuracy or completeness of the maps nor assumes any liability resulting from the use of the information therein.

North Macedonia

Popullsia 2072531
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 1434451
Përdorimi i internetit 84%
Blerësit në internet 40%
Monedha Macedonian denar
PBB për frymë, PPP 17015.23

Albania

Popullsia 2837743
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 1931355
Përdorimi i internetit 70% (2019)
Blerësit në internet 10% (2019)
Monedha Albanian lek
PBB për frymë, PPP 13899.93

Serbia

Popullsia 6908224
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 4530026
Përdorimi i internetit 79%
Blerësit në internet 48%
Monedha Serbian dinar
PBB për frymë, PPP 19366.76

Kosovo

Popullsia 1775378
Popullsia e moshës 16-64 vjeç /
Përdorimi i internetit 97%
Blerësit në internet 47%
Monedha European euro
PBB për frymë, PPP 11383.4

Bosnia & Herzegovina

Popullsia 3280815
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 2216576
Përdorimi i internetit 74%
Blerësit në internet 38%
Monedha Bosnia and Herzegovina convertible mark
PBB për frymë, PPP 15732.84

Moldova

Popullsia 2620495
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 1876763
Përdorimi i internetit 76%
Blerësit në internet 34%
Monedha Moldovan leu
PBB për frymë, PPP 12995.56

Montenegro

Popullsia 621306
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 411215
Përdorimi i internetit 79%
Blerësit në internet 29%
Monedha European euro
PBB për frymë, PPP 20542.71

Qendra e burimeve dhe informacionit mbi aspektet kyçe të tregtisë elektronike për të gjithë anëtarët e CEFTA-s

ECOMMERCE FOR ALL

Zbulo më shumë Zbulo më shumë
* Ky përcaktim nuk sjell asnjë pasojë në qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 ( Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Zbatues në Kosovë