Checklist: Si të filloni shitjen elektronike në Kosovë?
-
Përshkrim
-
Metodat e shitjeve online
Dyqani per shitje online – “web store” -
Tregjet online
"Marketplace" -
Dropshipping
-
Reklamuesit online
-
Shitjet përmes rrjeteve sociale
Çfarë kërkohet për të hapur një llogari e-commerce për një tregtar?
Në mënyrë që banka si ofrues i platformës së e-commerce të lejojë klientin e saj të angazhohet në e-commerce, kërkon plotësimin e një sërë kushtesh, përfshirë edhe paraqitjen e një plani biznesi. Banka kontrollon dhe vlerëson tregtarin elektronik në mënyrë që të parandalojë menjëherë klientët e rremë dhe joserioz që të hapin një dyqan në internet.
Banka nuk hap një llogari të veçantë për tregtarin e e-commerce për të kryer tregtinë elektronike, por nëse ai tashmë ka qenë klient i asaj banke, ai lejohet ta përdorë atë për hyrjet e bëra nëpërmjet pagesave online dhe nëse nuk ka qenë klient i asaj banke, pastaj i hap një llogari të vetme transaksioni.
Banka dhe tregtari online lidhin një marrëveshje, në të cilën të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella rregullohen më saktë. Procedura e përgjithshme për kontrollin dhe lidhjen e kontratave është në një mënyrë e imponuar nga organizatat ndërkombëtare të kartave, të cilat në këtë mënyrë trajtojnë situatat e mosmarrëveshjeve të mundshme të mëvonshme të transaksionit.
Mund të bëhet ne ue bfaqen e shitësit, por ueb faqja duhet jetë punuar ne platforma “open source” si WordPress, Magenta dhe të ngjashme
E-commerce platforme e personalizuar per shitësin, që është varianti më cilësore por ka costo më të lartë
Shfrytezimi i platformave të gatshme, në të cilat nuk ju duhen njohuri teknike, të krijoni dyqanin tuaj të për shitje online që pranon pagesa nga kartat e kreditit dhe debitit. Por në platforma të tilla (për shembull Shopify) ka një tarifë mujore të mirëmbajtjes dhe përdorimit.
Tregjet online janë platforma të zakonshme e-commerce të bazuar në ueb, ku shitës të shumtë të pavarur shesin produktet e tyre.
Ekzistojnë disa lloje tregut online, ku më të zakonshmet janë tregu i përgjithshëm dhe tregu i ankandit. Tregu i përgjithshëm më i njohur është Amazon dhe tregu më i famshëm i ankandeve është eBay. Ndërsa shitësit me pakicë të Amazon shesin gjithçka, nga gjilpërat tek lokomotivat, eBay ka më shumë gjasa të tërheqë shitës të cilët, përveç mallrave të konsumit, ofrojnë edhe mallra të rralla dhe antike për koleksionistët.
Shembuj të tjerë të tregjeve online të njohura ndërkombëtare janë:, Etsy, Aliexpress, etj.
Dropshipping është një formë e shitjes me pakicë në të cilën tregtari elektronik nuk ka produkte në magazinë, d.m.th. porosi nga një furnitori/prodhuesi që ia dërgon direkt klientit – vetëm pasi klienti të ketë përfunduar porosinë. Kjo i lejon çdo dropshipper të hapë dyqanin e vet në internet pa kapital të konsiderueshëm fillestar.
Disavantazhet më të mëdha të këtij lloji të tregtisë online janë marzhet shumë të ulëta të shitjeve dhe tregu konkurrues, me pak (ose aspak) kontroll mbi cilësinë e mallrave të dorëzuara.
Një reklamues online është një faqe interneti në të cilën përdoruesit privatë dhe të biznesit kanë mundësinë të vendosin reklama për shitjen e një produkti, për të cilin zakonisht tarifojnë
Shitja direkte pa verifikim dhe kontroll është një virtyt dhe pengesë më e madhe e kësaj platforme, sepse nuk ka mundësi të kontrollohet shitësi apo blerësi i produkteve.
Rrjetet sociale, veçanërisht Facebook dhe Instagram, ofrojnë mundësinë e shitjes së produkteve përmes Facebook Store ose Instashop. Bëhet fjalë për mundësinë e lidhjes së një dyqani në internet dhe rrjeteve sociale, e cila është një strategji e mirë për shitje në më shumë kanale.
Edhe pse teknikisht është e mundur shitja e një produkti ekskluzivisht përmes rrjeteve sociale, ai nuk rekomandohet fare për bizneset, pasi nuk i plotëson kushtet themelore ligjore për shitje online në Republikën e Maqedonisë së Veriut.